Ditëve të fundit, është shpeshtuar numri i aksidenteve me fatalitet në Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka thënë për AutoPortali se nga 59 persona që kanë humbur jetën për periudhën janar-korrik të vitit 2025, 33 prej tyre kanë qenë shoferë.
Policia e Kosovës kërkon nga shoferët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë më të kujdesshëm gjatë vozitjes.
Më poshtë mund t’i shihni statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve./AutoPortali/.
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 19 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 50 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2551 |
| Persona të arrestuar | 11 |
| Persona në mbajtje | 9 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 0 |



