Raportohet rritje e udhëtimeve dhe fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Investime prej 120 milionë euro, me një kontribut për Kosovën prej mbi 221 milionë euro. Dy porta të reja do të shtohen në secilën anë, pra 4 porta të reja, duke dërguar numrin në total nga 8 në 12. Gjithashtu, edhe 757.45 m2 janë zgjeruar në sipërfaqe nga ana publike.
Linjat e Reja në 2024: fluturime shtese dhe destinacione të reja nga Prishtina në Luksemburg, Halmstad, Riga, Izmir, Frankfurt-Hahn, Köln, Bon, Oslo, Kopenhagë, Burgas, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë se viti 2023 arriti një numër rekord me 3 milion e 424,883 udhëtarë.



