Përfundojnë punimet në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet
P

Përfundojnë punimet në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet

Tashmë kanë përfunduar punimet për revitalizimin e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në kryeqytet thanë se është bërë vendosja e sinjalistikës, përfshi edhe konceptin “yellow box”.

Që nga e shtuna e 3 majit, rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë ka qenë e mbyllur për qarkullim për shkak të punimeve.

Kjo pjesë e kryeqytetit do të lëshohet për qarkullim të automjeteve që nga nesër. /Klankosova.tv

TË FUNDIT