Përplasje mes motoçikletës dhe veturës në Pejë, një i lënduar
P

Përplasje mes motoçikletës dhe veturës në Pejë, një i lënduar

Të premten rreth mesditës ka ndodhur një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një veture.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Emergjencë.

“Në ora 12:10, Policia është njoftuar për një aksident. Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një motocikletë”, tha për AutoPortalin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Bytyqi.

“Një person është i lënduar dhe është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor. Nuk dihet gjendja e tij, teksa në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse”, përfundoi ai.

TË FUNDIT