Pesë pilotët që kanë gjasë matematikore për titull
P

Pesë pilotët që kanë gjasë matematikore për titull

Vetëm pesë pilotë kanë mbetur me shanse matematikore për të fituar titullin këtë sezon në Formula 1.

Gjashtë gara të mbetura deri në fund, dyshja e McLaren-it, Oscar Piastri dhe Lando Norris, si dhe George Russell, Charles Leclerc dhe Max Verstappen janë të vetmit pilotë që nuk kanë dalë nga gara për titull.

Para garës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prin Piastri me 336 pikë, pra 22 më shumë se shoku i tij i skuadrës.

Pasojnë Verstappen me 273 pikë, Russell me 237 dhe Leclerc me 173. Pra, situata është mjaft e qartë sa i përket atyre që kanë shanse reale, dhe jo vetëm matematikore, për kënaqësinë e të gjithëve në kampin e prodhuesit britanik.

Gara e ardhshme e kampionatit të F1 do të zhvillohet në Austin më 19 tetor.

Pas kësaj, na presin garat për Çmimet e Mëdha të Meksikës, Brazilit, një tjetër në SHBA (Las Vegas), Katarit dhe më në fund ajo e Abu Dhabit më 7 dhjetor.

TË FUNDIT