Pavarësisht rritjes globale të udhëtimeve solo, gratë përballen shpesh me sfida të veçanta kur udhëtojnë vetëm, pa shoqërues. Megjithatë, disa vende njihen për përparësitë e tyre në siguri dhe barazi gjinore.
Sipas BBC, bazuar në indeksin Women’s Peace & Security (WPS), Global Gender Gap, dhe Global Peace Index, më poshtë janë pesë destinacione që ofrojnë komoditet dhe qetësi për udhëtare vetëm, transmeton AutoPortali. 
Sllovenia – 85% e grave ndihen të sigurta. Kryeqyteti Ljubljana njihet për rrugët e sheshta, transportin publik të besueshëm dhe aksesin e lehtë në natyrë, si lumin Soča. Udhëtarja Claire Ramsdell thekson: “E ndjeja veten të lirë dhe aktive natën pa asnjë shqetësim.”
Rwanda – Me 55% përfaqësim femëror në parlament, renditet si vendi me barazi gjinore në nivel legjislativ. Siguria publike është e lartë, me praninë e policisë dhe forcave të tjera. Udhëtarja Rebecca Hansen thotë: “Nuk ndien kërcënim, përkundrazi njerëzit janë shumë të gatshëm t’u ndihmojnë”.
Emiratet e Bashkuara Arabe – Në krye të rajonit në fushën e sigurisë dhe edukimit për gratë, me 98.5% prej tyre ndihen të sigurta edhe natën. Inluencuesja Sandy Aouad thotë: “Edhe kur harrova çelësat në makinë në shkretëtirë, ndihma erdhi menjëherë.”
Japonia – Një nga vendet më të sigurta në botë. Ofrohen transporte dhe akomodime ekskluzivisht për gra, si dhe kultura “solo” e jetesës, me bare “ramen” dhe karaoke vetjake. Mika White shpjegon se kjo kulturë e bën udhëtimin solo të ndjehet natyrshëm dhe pa presion social.
Norvegjia – Renditet lartë në barazi dhe siguri, përfshi dhe komunitetin LGBTQ+. Kulturë besimi i lartë midis njerëzve, ku mund të lini sende të çmuara pa frikë dhe të eksploroni natyrën; eksperiencat përfshijnë dritat veriore, saja me qentë dhe akomodime unike siguri të menaxhuar familjarisht.
Këto destinacione jo vetëm që ofrojnë infrastrukturë dhe siguri, por kanë ndërtuar edhe një kulturë ku gratë ndihen të mbështetura dhe të lira për të udhëtuar vetë. /AutoPortali



