Piastri “ndal” dominimin e Mercedesit
P

Piastri “ndal” dominimin e Mercedesit

Piloti i McLaren vendosi kohën më të mirë 1:30.133 në Suzuka Circuit, duke lënë pas Kimi Antonelli me 0.092 sekonda, ndërsa George Russell përfundoi i treti.

Pas dominimit të Mercedes në FP1, Piastri mori kontrollin e FP2, sidomos me gomat e buta, ku vendosi kohën më të shpejtë të sesionit.

Shoku i tij i ekipit, Lando Norris, doli i katërti pavarësisht problemeve teknike, ndërsa Charles Leclerc plotësoi pesëshen e parë për Scuderia Ferrari.

Lewis Hamilton përfundoi i gjashti, ndërsa Max Verstappen pati vështirësi dhe u rendit vetëm në top 10.

Sesioni ishte kryesisht i qetë, me pak incidente dhe një flamur të verdhë të shkurtër.

TË FUNDIT