Lamine Yamal ende nuk është në 100% të formës së tij. Problemi me pubalgjinë po kërcënon rendimentin e tij me sulmuesin që nuk është ai i disa muajve më parë teksa driblonte kundërshtarët e tij me lehtësinë më të madhe.
Megjithatë në ndeshjen kundër Elche u pa një përmirësim i dukshëm i futbollistit dhe te stafi teknik i skuadrës besojnë se është në rrugën e duhur për të rikuperuar versionin më të mirë të tij.
Në skuadër e kanë të qartë çfarë duhet të bëjnë me Yamal; duhet ta forcojnë akoma më shumë dhe për këtë arsye ai duhet të qëndrojë më shumë minuta në stol.
‘Duhet të menaxhojmë dëmtimin e Yamal, ai duhet të stërvitet dhe të trajtohet. Nuk mund të them se dëmtimi kaloi, ai shkon e vjen dhe lojtari duhet ta menaxhojë-u shpreh Flick pas ndeshjes me Elchen. Në sfidën e së dielës, Yamal shënoi një gol dhe bëri disa driblime, duele një për një, vrapi, por ende nuk është ai i mëparshmi dhe u zëvendësua pak para mbylljes së ndeshje edhe pse ai do të donte që luante të 90 minutat.
Sipas barcelonës, forcimi fizik është çelësi që Lamine të mos bëhet sërish viktimë e pubalgjisë dhe të mund të përmirësojë rendimentin.
Kjo do të thotë se 18 vjecari nuk do të luajë në të gjitha ndeshjet për 90 minuta sic ka bërë zakonisht dhe kështu që ai duhet të kuptojë dhe të pranojë zëvendësimet.
Nga ndeshjet e fundit të zhvilluara, Yamal ka luajytur të gjitha minutat vetëm në 1, El Clasicon me Realin e Madridit në Santiago bernabeu.
Ai u zëvendësua në sfidat me Gironën dhe Olympiacos, një imazh ky që pritet të jetë i zakonshëm në javët e ardhshme.
Nuk parashikohet që të ketë pauza për të në stërvitje sic ndodhi me Cubarsi javën e kaluar edhe pse gjithçka do të varet se si do të evoluojë situata dhe ndjesitë që do të ketë Lamine Yamal




