Plazhet publike në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil në fokus nga Rama
P

Plazhet publike në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil në fokus nga Rama

Në zonat bregdetare të vendit këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhet publike në Vlorë, Sarandë, Ksamil, të mbushura me pushues vendas e të huaj, të cilët shijojnë ditët me diell.

Këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, bashkitë bregdetare kanë siguruar edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

Gjithashtu bashkitë kanë vendosur edhe tabela identifikuese, në mënyrë që turistët të kenë informacion përpara se t’i frekuentojnë këto plazhe. Kjo është një ofertë më e mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në stacione publike plazhi.

Në qarkun e Vlorës këtë vit janë 973 stacione plazhi publike, ndërsa sipas rregullores së vendosur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është vendosur që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë plazh publik.

Këto ditë në të gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e plazheve dhe hapësirat publike,  pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

TË FUNDIT