Polici në rolin e shkelësit – kolegët e gjobisin
P

Polici në rolin e shkelësit – kolegët e gjobisin

Në lidhje me një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku një automjet policie kryen parakalim të gabuar në aksin “Qafë Thanë-Pogradec” në kushte fushëpamjeje të kufizuar, policia bën me dije se drejtuesi, shtetasi A.L., punonjës policie në DVP Korçë, është gjobitur me 3000 lekë sipas nenit 146, pika 15 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka nisur procedurat disiplinore ndaj tij për shkelje të rregullave të qarkullimit, që dëmtojnë imazhin e Policisë së Shtetit.

Po ashtu, Drejtoria fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112 ose në Komisariatin Dixhital, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe veprime ligjore.

TË FUNDIT