Policia: 50 aksidente e mbi 2 mijë tiketa vetëm brenda një dite
P

Policia: 50 aksidente e mbi 2 mijë tiketa vetëm brenda një dite

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 50 aksidente, një me fatalitet, 18 me të lënduar dhe 31 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 1
Aksident trafiku  me të lënduar 18
Aksident trafiku  me dëme materiale 31
Tiketa trafiku të shqiptuara 2100
Persona të arrestuar 18
Persona në mbajtje 12
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 3

TË FUNDIT