Policia e Ferizajt bën thirrje për kujdes në rrugët malore pas reshjeve të shiut
P

Policia e Ferizajt bën thirrje për kujdes në rrugët malore pas reshjeve të shiut

Policia Rajonale e Ferizajt bën thirrje tek shoferët që qarkullojnë në rrugët malore Shtërpcë–Brezovicë, Shtërpcë–Prevallë, Kaçanik–Hani Elezit dhe Glliboçicë të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të shiut.

Kjo për shkak se reshjet kanë bërë rrugët të lagështa, kanë ulur dukshmërinë dhe kanë rritur rrezikun e aksidenteve. Madje, në disa segmente mund të ketë shembje gurësh dhe pengesa të tjera, përcjell AutoPortali.

Policia rekomandon ndezjen e dritave, uljen e shpejtësisë, shmangien e shpërqendrimeve dhe ruajtjen e distancës së sigurt nga automjetet e tjera.

Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë në 192 për çdo rast emergjent.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT