Policia e Kosovës angazhohet në edukimin e nxënësve për sigurinë rrugore
P

Policia e Kosovës angazhohet në edukimin e nxënësve për sigurinë rrugore

Drejtoria e Policisë së kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në shkolla dhe vetëdijësimin e nxënësve, ka filluar mbajtjen e ligjëratave edukative në shkollat e Prishtinës.

Ligjëratat po zhvillohen me temën “Siguria e këmbësorëve në trafik”, me qëllim që nxënësit të pajisen me informacione të dobishme për rritjen e sigurisë së tyre, përcjell AutoPortali.

Policia e Kosovës ka theksuar se angazhimet për sigurinë në shkolla do të vazhdojnë përmes edukimit dhe aktiviteteve të tjera parandaluese, duke kontribuar kështu në krijimin e një ambienti më të sigurt për nxënësit.

TË FUNDIT