Policia e Kosovës vazhdon kontrollet në trafik, konfiskohen motoçikleta pa dokumente
P

Policia e Kosovës vazhdon kontrollet në trafik, konfiskohen motoçikleta pa dokumente

Policia e Kosovës ka vazhduar me zbatimin e planit operativ “Siguria në Trafik”, duke konfiskuar motoçikletat që nuk posedojnë dokumentacionin përkatës dhe nuk plotësojnë kushtet ligjore për qarkullim në komunikacion.

Sipas njoftimit zyrtar, përveç konfiskimeve, janë shqiptuar edhe gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve për shkak të skadimit të regjistrimit të automjeteve, përcjell AutoPortali.

Policia ka bërë të ditur se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve.

TË FUNDIT