Njësia Rajonale e Trafikut në Prishtinë është duke zhvilluar kontrolle të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe për të rritur sigurinë rrugore.
Fokusi i kontrolleve është tek mosrespektimi i semaforëve, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes dhe mosvendosja e rripit të sigurisë, përcjell AutoPortali.
Të hënën janë shqiptuar 118 tiketa për shkelje të tilla dhe 15 shoferë kanë humbur përkohësisht patentën e shoferit.
Njësia e Trafikut bën thirrje tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Njoftimi i plotë:



