Policia gjobit një kompani për ndotje të rrugës në Prishtinë
P

Policia gjobit një kompani për ndotje të rrugës në Prishtinë

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një shoferi për ndotje të rrugës.

“Sipas ligjeve në fuqi, ndalohet dalja në rrugë nga vendpunishtet apo rrugët e ndotura pa u siguruar paraprakisht që mjeti është i pastër dhe nuk shkakton ndotje të sipërfaqes rrugore. Në rastin konkret, mjeti ka qarkulluar duke ndotur rrugën, si pasojë e mos sigurimit të ngarkesës”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, gjobë është shqiptuar edhe ndaj firmës përkatëse si person juridik, përcjell AutoPortali.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet dhe masat ndaj shkelësve të rregullave të trafikut, duke apeluar për respektim të ligjit dhe mbrojtje të ambientit.

TË FUNDIT