Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën Prishtinë–Ferizaj.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, përcjell AutoPortali.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njoftoi Ahmeti.
Lidhur me rastin, Klankosova.tv kishte raportuar mbrëmë.



