Të martën rreth orës 16:30 ka ndodhur një aksident trafiku në Koshare të Ferizajt, shkruan AutoPortali.
Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy autobusëve me targa vendore.
Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Nga ky aksident nuk pati të lënduar përveç dëmeve materiale.
Palët e përfshira në aksident kanë plotësuar raportin evropian dhe nuk ka pasur nevojë për të hapur rast në Polici.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet e autobusëve që i ka siguruar operatori i AutoPortali, Adil Beqa.



