Policia konfiskon tre patentë-shoferë, shkak tejkalimi i shpejtësisë së lejuar
P

Policia konfiskon tre patentë-shoferë, shkak tejkalimi i shpejtësisë së lejuar

Njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren, më datën 29 dhe 31 tetor, i kanë sekuestruar tre patentë shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

Shoferët janë ndaluar nga njësitet përkatëse dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa ligjore, përcjell AutoPortali.

“Dy kundërvajtës janë ndëshkuar me o gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj, një kundërvajtës është ndëshkuar me o gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj”, thuhet në njoftim.

Policia i bën thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut.

TË FUNDIT