Të martën Policia e Kosovës ka parandaluar një rast kontrabande në fshatin Herticë të Podujevës.
Sipas njoftimit, Policia ndaloi një traktor me rimorkio në të cilin kishte 161 bidonë me gjithsej 2 mijë e 898 litra vaj motorik të kontrabanduar nga territori i Serbisë, përcjell AutoPortali.
Sipas njoftimit, malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor në Merdare për procedura të mëtejshme doganore nga Dogana e Kosovës. Ndërsa me autorizim të prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare & kontrabandim me mallra”, përcjell AutoPortali.
Njoftimi i plotë:



