Policia ndëshkon 329 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
P

Policia ndëshkon 329 shoferë për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Pas përfundimit të fushatës sensibilizuese “Një sekond në telefon mund të bëhet shumë vonë. Duart në timon, e jo në telefon.”, Policia Rajonale e Ferizajt ka kaluar në fazën e zbatimit të masave ndëshkuese ndaj shoferëve që përdorin telefonin gjatë ngasjes.

Gjatë muajit tetor 2025 janë shqiptuar gjithsej 329 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë në komunikacion, përcjell AutoPortali.

Policia bën thirrje tek të gjithë shoferët që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit, ndërsa kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim në të gjitha rrugët e rajonit të Ferizajt.

TË FUNDIT