Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 58 aksidente, 27 me të lënduar dhe 29 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
| Aksident trafiku me fatalitet | 2 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 27 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 29 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2348 |
| Persona të arrestuar | 28 |
| Persona në mbajtje | 11 |
| Persona në ndalim policor | 1 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 1 |



