Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 48 aksidente, 17 me të lënduar dhe 31 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
| Aksident trafiku me fatalitet | 00 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 17 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 31 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 1924 |
| Persona të arrestuar | 40 |
| Persona në mbajtje | 19 |
| Persona në ndalim policor | 03 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 02 |



