Policia në aksion me ROADPOL: 406 gjoba për kamionë dhe autobusë
P

Policia në aksion me ROADPOL: 406 gjoba për kamionë dhe autobusë

Në kuadër të planit ROADPOL për muajin shkurt 2026, Policia e Kosovës ka realizuar aktivitete të intensifikuara në të gjitha rrugët e vendit, nga 9 deri më 15 shkurt.

Gjatë kësaj periudhe janë ngritur 929 pika kontrolli, ku janë verifikuar 2 mijë e 366 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve (kamionë dhe autobusë),përcjell AutoPortali.

Për shkeljet e konstatuara, policia ka shqiptuar 406 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

TË FUNDIT