Policia në Prishtinë po kryen kontrolle ndaj autobusëve që nuk i përmbahen ligjit
P

Policia në Prishtinë po kryen kontrolle ndaj autobusëve që nuk i përmbahen ligjit

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Trafikut në Prishtinë, po zhvillon kontrolle duke ndërmarrë masa ndaj autobusëve, të cilët nuk e respektojnë ligjin dhe nuk ndalen në stacionet e përcaktuara.

Në njoftimin e Policisë, thueht që qëllimi i këtyre veprimeve është rritja e sigurisë në komunikacion, shmangia e rreziqeve të mundshme për udhëtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, përcjell AutoPortali.

“Policia apelon te të gjithë shoferët e autobusëve që të zbatojnë rregullat dhe të ndalen vetëm në vendet e caktuara, duke treguar kujdes për jetën dhe sigurinë e udhëtarëve”, thuhet tutje në njoftim.

May be an image of 3 people, car, ambulance and road

May be an image of 1 person and trolley

May be an image of 3 people, van and text

TË FUNDIT