Policia në Prizren parandalon një garë ilegale të makinave (VIDEO)
P

Policia në Prizren parandalon një garë ilegale të makinave (VIDEO)

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën rreth orës 21:50 minuta kishte parandaluar mbajtjen e një gare ilegale të makinave.

Korrespondenti i Klan Kosovës, Nuhi Salihu, ka pohuar se policia kishte marrë informacionin se në një pompë të derivateve ishin grumbulluar disa persona me makina për të garuar, përcjell AutoPortali.

Salihu tha se janë shoqëruar gjashtë drejtues të automjeteve në stacionin e policisë dhe secilit prej tyre i është shqiptuar gjobë prej 150 eurosh.

TË FUNDIT