Policia raporton 56 aksidente brenda 24 orëve, 25 raste me të lënduar
P

Policia raporton 56 aksidente brenda 24 orëve, 25 raste me të lënduar

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 56 aksidente, 25 me të lënduar dhe 31 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 391 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 25
Aksident trafiku  me dëme materiale 31
Tiketa trafiku të shqiptuara 2391
Persona të arrestuar 27
Persona në mbajtje 7
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 2

TË FUNDIT