Poncharal zbulon problemin që e pati Bagnaia
P

Poncharal zbulon problemin që e pati Bagnaia

Shefi i larguar i Tech3, Herve Poncharal, beson se rënia e formës së Francesco Bagnaias në MotoGP 2025 ishte kryesisht psikologjike, duke thënë se “shumëçka luhej në kokën e tij”.

Dy herë kampioni i botës pritej të luftonte fort kundër Marc Marquez te Ducati, por ndërsa Marquez mori titullin e tij të shtatë me 11 fitore në 18 gara, Bagnaia u rrëzua në vendin e pestë dhe nuk mori pikë në pesë garat e fundit.

Bagnaia e ka justifikuar krizën me mospërputhjen mes stilit të tij të ngasjes dhe motorit GP25, megjithëse fitorja dominuese në Japoni e bëri situatën edhe më të pashpjegueshme. Poncharal thotë se italiani luftonte me presion të brendshëm dhe dyshime, sidomos duke parë se shoku i tij i ekipit po fitonte vazhdimisht.

Ai shtoi se shpejtësia e jashtëzakonshme e Marquez në të njëjtin motor ka qenë “një tronditje” për Bagnaian, njësoj si kur pilotët e tjerë nuk arrinin t’i afroheshin Valentino Rossit te Yamaha: “Kur sheh shokun e skuadrës që fiton çdo garë dhe ti nuk arrin ta ndjekësh, gjithçka ndryshon.”

Krahasim i rezultateve të Bagnaia-s 2025:
– Fitore në gara: 2 (kundrejt 11 të Marquez)
– Podiume: 8 (kundrejt 16)
– Pole position: 3 (kundrejt 6)
– Fitore Sprint: 2 (kundrejt 7)
– Pikë totale: 288 (kundrejt 498)

TË FUNDIT