Porti i Durrësit me fluks të madh, 240 mijë pasagjerë në 6 muaj
P

Porti i Durrësit me fluks të madh, 240 mijë pasagjerë në 6 muaj

Porti i Durrësit vijon të mbetet një ndër pikat kryesore kufitare që po përballon vit pas viti fluks gjithnjë e më të lartë pasagjerësh, që preferojnë të udhëtojnë me tragete drejt brigjeve italiane dhe anasjelltas.

Në këtë periudhë, siç shkruan A2news, porti po përballet me fluksin më të madh, i cili është në hyrje të vendit tonë, e lidhur kjo me sezonin turistik dhe gjithashtu ardhjen e emigrantëve jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës që punojnë në Itali dhe vende të tjera të Evropës.

Drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit ka treguar masat e marra dhe dyfishim e linjave për të përballuar fluksin.

Sakaq, gjatë periudhës janar–qershor 2025, përmes këtij porti kanë udhëtuar gjithsej 241,490 pasagjerë dhe 104,212 automjete. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, lëvizja e udhëtarëve ka shënuar një rritje prej 6%. /AutoPortali

TË FUNDIT