Pramac është bërë skuadra e parë e MotoGP që prezanton pamjen (livery) për sezonin 2026, gjatë një eventi të veçantë të mbajtur në Itali.
Skuadra satelite e Yamahas shfaqi motorin e ri përpara testeve parasezonale, me një dizajn të përditësuar blu dhe vjollcë, të prezantuar fillimisht në vitin 2025 pas kalimit te Yamaha dhe bashkëpunimit me Alpine.
Në event ishin të pranishëm Jack Miller dhe transferimi i ri Toprak Razgatlioglu, i cili do të mbajë numrin 7 në debutimin e tij në MotoGP. Si debutues, Toprak do të marrë pjesë në testin “shakedown” në Sepang në fund të janarit.
Sezoni 2026 shënon një moment të rëndësishëm për Pramac dhe Yamaha, pasi M1 do të përdorë për herë të parë një motor V4, duke braktisur konfigurimin me katër cilindra në linjë. Yamaha do ta prezantojë motorin e saj zyrtar më 21 janar në Xhakartë.



