Presidenti i Lille mohon mundësinë e kalimit të Zhegrovës në Marseille
P

Presidenti i Lille mohon mundësinë e kalimit të Zhegrovës në Marseille

Presidenti i klubit francez Lille, Olivier Létang, ka komentuar situatën e futbollistit kosovar Edon Zhegrova, duke hedhur poshtë zërat për një kalim të mundshëm të tij në një tjetër skuadër të Ligue 1.

Ditëve të fundit janë raportuar spekulime për një transferim të Zhegrovës te Olimpique Marseille, por Létang ka mohuar çdo kontakt me klubet franceze për mesfushorin, transmeton AutoPortali.

“Nuk kam pasur asnjë bisedë me ndonjë klub tjetër francez për Edonin. Në një moment kemi menduar se ai mund të largohej, por tani kushtet nuk janë më të përshtatshme për një largim,” tha presidenti.

Ai shtoi se Zhegrova mbetet një lojtar i rëndësishëm dhe i motivuar për skuadrën e Lille. “Në vend që të kërkojmë një lojtar të ri, ai është këtu, është gati dhe i etur.

Nëse futet në një dinamikë pozitive, me dëshirën për të vrapuar dhe për të dhënë gjithçka për ekipin, do të jetë një aset i rëndësishëm për ne,” përfundoi Létang.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur spekulimet për të ardhmen e Zhegrovës janë shtuar, veçanërisht pas interesimit të raportuar nga Marseille.

TË FUNDIT