Prezantohet automobili i ri elektrik amerikan
P

Prezantohet automobili i ri elektrik amerikan

Prodhuesi amerikan Rivian ka zbuluar SUV‑in e tij të ri elektrik R2, i cili planifikohet të shitet edhe në Evropë dhe do të konkurrojë modelet kryesore në segmentin SUV elektrik si BMW iX3 dhe Tesla Model Y.

Versioni i parë që shkon në prodhim është R2 Performance, me çmim fillestar prej 57990 dollarë, një fuqi prej 656 kuaj/fuqi, drejtim në katër rrota dhe një autonomi prej rreth 530 kilometrash me një karikim të vetëm, raporton Telegrafi, përcjell AutoPortali.

Me një gjatësi rreth 4,7 metrash, Rivian R2 futet në segmentin e SUV‑ve elektrikë të mesëm, ku rivalizon drejtpërdrejt me modele të njohura si BMW iX3 dhe Tesla Model Y — duke synuar të tërheqë blerësit që kërkojnë një alternativë amerikane dhe moderne në tregun evropian të automjeteve elektrike.

Rivian po planifikon edhe versione të tjera:

R2 Premium me një çmim më të ulët, rreth 53990 dollarë, me performancë të pakufizuar.

Modeli standard me motor pasmë dhe autonomi të rritur 555 km, i cili pritet të shfaqet në treg në vitin 2027.

Një version me bateri më të vogël dhe autonomi rreth 426 km, me çmim fillestar rreth 45 mijë dollarë, i cili mund të vijë në treg deri në fund të vitit 2027.

TË FUNDIT