Klubi i Futbollit Prishtina ka zyrtarizuar afrimin e radhës në këtë merkato verore, duke nënshkruar me mbrojtësin holandez Christopher Mamengi. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi përmes rrjeteve sociale, ku u prezantua edhe me fanellën bardhekaltër.
Mamengi, 23-vjeçar, vjen nga futbolli holandez dhe pritet të sjellë siguri dhe përvojë në prapavijën e skuadrës nga kryeqyteti, shkruan AutoPortali.
Ai ka qenë pjesë e akademisë së njohur të Utrecht dhe së fundmi ka luajtur për skuadrën e FC Dordrecht në Eerste Divisie, ligën e dytë të Holandës.


 
                                    

