Prishtinë: Rreth 310 gjoba për shkelje në trafik vetëm në 24 orët e fundit
P

Prishtinë: Rreth 310 gjoba për shkelje në trafik vetëm në 24 orët e fundit

Policia e Kryeqytetit ka intensifikuar kontrollet në rrugët e Prishtinës me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik. Sipas njoftimit zyrtar, brenda vetëm 24 orëve të fundit janë shqiptuar rreth 310 gjoba ndaj ngasësve të automjeteve për shkelje të ndryshme.

Krahas planeve të rregullta operacionale, Policia ka reaguar edhe ndaj denoncimeve të qytetarëve dhe mediave, duke identifikuar dhe ndëshkuar shoferët që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, shkruan AutoPortali.

Njësiti i trafikut në Prishtinë ka qenë aktiv në kontrollin dhe verifikimin e automjeteve, duke përfshirë patrullime të shtuar në zonat më të frekuentuara dhe ato me risk të lartë për aksidente.

Policia ka theksuar se angazhimet për siguri në trafik do të vazhdojnë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës, ndërsa qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje që rrezikon sigurinë publike.

TË FUNDIT