Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat kufitare, qytetarët po përballen me pritje më të gjata sidomos në dalje nga Kosova.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për automjete arrijnë deri në 30 minuta, ndërsa kolona në dalje është rreth 100 metra. Situatë e ngjashme paraqitet edhe në Merdarë, ku koha e pritjes në dalje është 20 deri në 30 minuta, me kolonë prej 50 metrash.
Në pikën kufitare Jarinje, pritjet për hyrje janë më të gjata, duke arritur nga 20 deri në 30 minuta, ndërsa në dalje variojnë nga 10 deri në 15 minuta. Edhe në Mutivodë pritjet shënohen deri në 10 minuta në dalje.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete janë më të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa për kamionë fluksi mbetet normal, pa vonesa të theksuara.