Sipas të dhënave të publikuara sot në orën 08:12, pritjet më të gjata në pikat kufitare shënohen në Merdarë, ku për të dalë nga Kosova qytetarët presin deri në një orë e gjysmë.
Në të gjitha pikat tjera kufitare pritjet për automjete janë shumë më të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta, përjashtim bën Mutivoda ku dalja kërkon 5 deri në 10 minuta, përcjell AutoPortali.
Ndërkohë, për kamionët pritjet janë minimale, po ashtu nga 3 deri në 5 minuta, pa u raportuar kolona të gjata.



 
                                    

