Ka pasur raporte për mbi një milion para-porositje për Cybertruck, por Tesla nuk mund të gjejë blerës për 2,400 automjetet e prodhuara, me vlerë miliona dollarë. Tesla ka dorëzuar vetëm 46,000 kamionë elektrikë deri më tani. Shumë pronarë të Cybertruck po përpiqen t’i shkëmbejnë automjetet e tyre për një Tesla të re, por Tesla nuk dëshiron t’i pranojë ato sepse nuk mund t’i (ri)shesin.
Çmimet e Cybertruck të përdorura kanë rënë 55% nga viti në vit. Tesla nuk po e merr Cybertruck si zëvendësim, kështu që tregtarët e tjerë të makinave të përdorura gjithashtu hezitojnë të blejnë automjetin.
Këto janë kohë të vështira për Teslën dhe mund të themi edhe për bashkëpronarin dhe CEO të kompanisë, Elon Musk, por nëse një njeri ka humbur dhjetëra miliarda dollarë (përmes rënies së vlerës së kompanive të tij), ai ka ende mjaftueshëm.



