Gjatë garës në Japoni, Francesco Bagnaia vazhdoi të garonte edhe pse motori i tij Ducati nxirrte tym për disa xhiro, gjë që shkaktoi pakënaqësi te prodhuesit e tjerë të MotoGP-së.
Sipas rregullores, në raste të tilla piloti duhet të ndalet menjëherë, por zyrtarët pranuan shpjegimin teknik të Ducati-t dhe lejuan Bagnaian të vazhdojë, madje ai e fitoi garën.
Was it all caused due to @jackmilleraus's Yamaha? 🤔
Also no further action taken about @_moliveira88's crash 👍#AustrianGP 🇦🇹 pic.twitter.com/TLkatzpZGi
— MotoGP™🏁 (@MotoGP) August 15, 2025
Ekipet rivale kërkojnë tani një protokoll të qartë dhe të njëtrajtshëm për raste të tilla, duke theksuar se tymi mund të krijojë rrezik në pistë. Po ashtu, propozohet krijimi i një kanali komunikimi direkt mes ekipeve dhe drejtuesve të garës për reagim më të shpejtë në situata të ngjashme.



