Piloti 19-vjeçar nga Bolonja fitoi garën e parë në Formula 1 dhe shumëkush mendoi se emri i tij vjen nga Kimi Raikkonen.
Por jo, emrin “Kimi” nuk ia vendosën prindërit, por një mik i familjes, thjesht sepse tingëllonte bukur.
Antonelli u rrit në një familje motorsporti (babai i tij ishte pilot) dhe u bë një nga talentet më të mëdhenj të brezit të ri, madje duke u krahasuar me Max Verstappen.
Sot, emri “Kimi” duket sikur ishte i destinuar për sukses në Formula 1.



