Pse Çmimi i Madh i Brazilit mund të jetë pika e kthesës për Ferrarin
P

Pse Çmimi i Madh i Brazilit mund të jetë pika e kthesës për Ferrarin

Ferrari kërkon të konsolidojë epërsinë ndaj Mercedesit në renditjen e konstruktorëve gjatë Çmimit të Madh të Brazilit 2025 në Interlagos. Pas garave në Austin dhe Meksiko, “E Kuqja” ka vetëm një pikë avantazh ndaj rivalëve gjermanë, ndaj fundjava në Sao Paulo mund të jetë vendimtare.

Gara braziliane rikthen formatin Sprint, që sipas drejtuesit të Ferrarit, Fred Vasseur, përbën “një test të fortë fizik e mendor për gjithë ekipin”. Me vetëm një seancë provash të lira, çdo detaj i përgatitjes bëhet thelbësor për të përcaktuar rregullimet e duhura të makinës.

Parashikohen reshje gjatë fundjavës, çka mund të sjellë kaos në kualifikime e strategji të paparashikueshme në garë. Megjithatë, Ferrari mund të përfitojë nga karakteristikat teknike të pistës: frenimet e shpeshta dhe temperaturat e larta pritet ta favorizojnë ndaj Mercedesit, që ka treguar vështirësi në fazat e ngadalësimit.

“Arrijmë në Brazil me moral të lartë pas dy fundjavëve solide. Qëllimi është të ruajmë ritmin dhe të jemi gati për çdo kusht që do të gjejmë në pistë,” deklaroi Vasseur.

Një rezultat i mirë në Interlagos do të ishte thelbësor për Ferrarin, pasi gara pasuese në Las Vegas pritet t’i përshtatet më shumë Mercedesit.

TË FUNDIT