Malisheva dhe Prishtina sot fillojnë rrugëtimin e tyre në garat evropiane
M

Malisheva dhe Prishtina sot fillojnë rrugëtimin e tyre në garat evropiane

FC Prishtina sonte fillon rrugëtimin e tyre në Eurpoa League, ku do të jenë mysafir të Sheriff Triaspol në Moldavi.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 19:00, në stadiumin Sheriff Arena.

Trajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi para përballjes së sotme ka thënë se tek skuadra e tij sheh motiv për të fituar.

“Shoh motiv të madh të lojtarët që ta bëjmë të pa mundurën dhe të kthehemi të pa mposhtur nga kjo ndeshje” – ka thënë Thaçi.

“Plisat” dalin në arenën evropiane pas një kohë të gjatë jashtë garave evropiane, Skuadra e kryeqytetit që nga sezoni 2021/22, nuk ka arritur të dalë në Evropë edhe pse në sezonin 2022/23 e fitoi Kupën e Kosovës, mirëpo, pati probleme me moslicencim, andaj një gjë e tillë nuk ishte realizuar, mirëpo tani janë të gatshëm që ta shkruajnë historinë, transmeton AutoPortali

Përveç Prishtinës edhe FC Malisheva sonte do të zhvilloj ndeshjen e parë në garat evropiane.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në ora 20:15 skuadra kosovare do ta pres skuadrën islandeze FC Vikingur në kuadër të kualifikimeve për Conference League.

Kjo është hera e dytë për Malishevën qe merr pjese ne këtë garë, pasi më parë luajti edhe në sezonin 2024/25,

Malisheva ka bërë të ditur se në pjesën lindore të stadiumit, për këtë ndeshje biletat do të jetë falas për të gjithë, ndërsa biletat 5 euro Perëndim dhe 10 VIP.

Gjatë konferencës për media, trajneri i Malishevës, Bekim Isufi tha se kanë respekt për kundërshtarin, mirëpo do të futën në fushë me synimin vetëm të fitores.

“Do të hyjmë në këtë ndeshje me respekt ndaj kundërshtarit, por edhe me besim të plotë në potencialin tonë. Objektivi ynë është të japim gjithçka në fushë dhe të bëjmë një paraqitje që të gjithë të jemi krenarë:

Kujtojmë që në garat evropiane janë aktualisht katër skuadra nga Kosova, Drita, Ballkani, Malisheva dhe Prishtina, ndërsa deri më tani rrugëtimin e tyre evropian e ka zhvilluar vetëm Drita.

Të martën, FC Drita arritur fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj skuadrës së Luksemburgut, Differdange në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Champions League, ndërsa javën e ardhshme do ta zhvillojë ndeshjen kthyese. /AutoPortali

 

TË FUNDIT