Qarkullim i normalizuar në pikat kufitare, pa pritje apo kolona
Q

Qarkullim i normalizuar në pikat kufitare, pa pritje apo kolona

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në të gjitha pikat kufitare të Kosovës qarkullimi po zhvillohet pa pritje të theksuara.

Të gjitha pikat kufitare, si Bërnjak, Merdarë, Dheu i Bardhë, Hani i Elezit, Jarinje e të tjera, raportojnë kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje – për automjete dhe kamionë, përcjell AutoPortali.

Po ashtu, në asnjërën prej pikave nuk janë raportuar kolona të gjata, pasi të gjitha shënojnë 0 metra kolona, si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

TË FUNDIT