Që nga janari, mbi 2 mijë gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në rajonin e Ferizajt
Q

Që nga janari, mbi 2 mijë gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në rajonin e Ferizajt

Gazetarja Qliresa Hasani ka bërë të ditur se sot policia në Ferizaj po zhvillon një fushatë ndërgjegjësimi për mospërdorimin e telefonit dhe vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes së makinës.

“Një sekond në telefon, mund të bëhet shumë vonë”, është moto e kësaj fushate, raporton Klankosova.

Përmes një lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin”, Arsim Roshaj nga Policia e Kosovës tha se që nga janari në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar mbi 2 mijë gjoba për përdorim të telefonit, përcjell AutoPortali.

“Në bazë të statistikave që kemi nxjerrur ne nga muaji janar të këtij viti, deri në shtator në rajonin e Ferizajt janë shqiptuar 2 mijë e 54 gjoba ndaj kundërvajtësve të cilët e kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit”, u shpreh tutje ai.

TË FUNDIT