Qeveria spanjolle shpall tri ditë zie për viktimat nga përmbytjet
Q

Qeveria spanjolle shpall tri ditë zie për viktimat nga përmbytjet

Qeveria spanjolle ka shpallë tri ditë zie, duke filluar nga nesër, u tha gazetarëve Ángel Victor Torres, ministri përgjegjës për politikën territoriale.

Të paktën 64 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe disa të tjerë mbeten të zhdukur, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë, AEMET, agjencia shtetërore e motit në Spanjë, ka thënë se pret që shirat intensivë në Valencia të zvogëlohen sot, por vuri në dukje se disa pjesë të rajonit mbeten në alarm.

Stuhia, megjithatë, ishte drejtuar në veri, duke shkaktuar paralajmërime për rajonin verilindor të Katalonjës. Reshje të dendura shiu priten edhe në pjesë të Spanjës jugore.

“Kujdes në verilindje të gadishullit dhe Andaluzisë perëndimore: mund të ketë shi shumë të dendur”, shkroi agjencia në mediat sociale.

TË FUNDIT