QIKA organizon aksion në shesh, shpërndan peceta menstruale falas për vajza dhe gra
Q

QIKA organizon aksion në shesh, shpërndan peceta menstruale falas për vajza dhe gra

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA kanë shpërndarë peceta menstruale falas për vajza dhe gra, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale, shkruan Ballkani.info.

Blenda Asllani nga OJQ “Qikat”, ka thënë se sot janë shpërndarë pecetat për nder të kësaj dite.

“Sot në këtë ditë po shpërndajmë peceta duke e marr parasysh që ende në Kosovë akciza e saj është 18 për qind”, ka thënë Asllani.

Kujtojmë se javën e kaluar kjo organizatë i dorëzoi 7500 nënshkrime ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke kërkuar që të hiqet kjo akcizë, pasi sipas tyre “Peceta nuk është lluks”.

TË FUNDIT