Quartaro “dorëzohet” që në fillim të kampionatit
Q

Quartaro “dorëzohet” që në fillim të kampionatit

Fabio Quartararo beson se Yamaha nuk e di realisht si t’i zgjidhë problemet me motorin e saj Yamaha YZR-M1 dhe si të bëhet sërish konkurruese në MotoGP.

Fundjava ishte sërish shumë e dobët për Yamahan në MotoGP, gjë që e ka bërë Quartararon të vërë në dyshim nëse skuadra mund të dalë nga kriza aktuale.

Ai nuk pret përmirësime të menjëhershme, pasi Yamaha vazhdon të ketë vështirësi për të bërë progres konkret me motorin që u ridizajnua ndjeshëm gjatë dimrit.

“E pres të jetë një sezon shumë i gjatë. Skuadra nuk ka vërtet asnjë ide si të përmirësojë të gjitha problemet që kemi me motorin”, ka thënë Quartaro në një intervistë të dhënë së fundi.

TË FUNDIT