Rally Sweden 2026 – vjen lajmi i madh (VIDEO)
R

Rally Sweden 2026 – vjen lajmi i madh (VIDEO)

Për gëzimin e një numri të madh adhuruesish të sportit të relit në mbarë botën, finlandezi Esapekka Lappi rikthehet pas timonit të një makine garuese të kategorisë më të lartë,  Hyundai i20 N Rally1.

35-vjeçari nga Finlanda do të garojë në Suedi, në eventin e dytë të kalendarit të Kampionatit Botëror të Relit FIA 2026, duke pilotuar makinën zyrtare Hyundai i20 N Rally1. Lappi do të marrë pjesë në Rally Sweden si pjesë e programit të tij me gara të përzgjedhura, krahas formacionit standard të ekipit të përbërë nga Thierry Neuville dhe Adrien Fourmaux, të cilët garojnë në të gjitha etapat e sezonit.

Ekipi Hyundai Shell Mobis World Rally Team këtë vit, përveç pilotëve standardë, do të rotacionojë si garues të tretë Dani Sordo, Esapekka Lappi dhe Hayden Paddon. Garuesit në Rally Sweden 2026 i presin gjithsej 300,66 kilometra garë të ndara në 18 prova speciale.

Esapekka Lappi ka pas vetes 90 paraqitje në garat e Kampionatit Botëror të Relit FIA, duke arritur dy fitore. Njërën prej tyre e ka regjistruar pikërisht në Suedi, në vitin 2024.

TË FUNDIT