Rama: Lumi i Shalës, turistët shijojnë ndër eksperiencat më magjike të pushimeve
R

Rama: Lumi i Shalës, turistët shijojnë ndër eksperiencat më magjike të pushimeve

Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Lumi i Shalës në Shkodër, ku siç u shpreh ai, turistët shijojnë një nga eksperiencat më magjike të pushimeve në Shqipëri, raporton ATSH, transmeton AutoPortali.

Në këtë atraksion të jashtëzakonshëm të turizmit, në veri të Shqipërisë, turistët zgjedhin të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës dhe ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.

Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin.

https://www.facebook.com/watch/?v=1343713526714968

TË FUNDIT