Rama: Monitorim i shkollave me kamera inteligjente
R

Rama: Monitorim i shkollave me kamera inteligjente

Kryeministri Edi Rama njoftoi ngritjen e një sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave në kuadër të sistemit të ri kombëtar të monitorimit me kamera inteligjente.

Gjatë një komunikimi me mediet, Kryeministri u shpreh se ky projekt do të ndërmerret në kuadër të rritjes së sigurisë në shkolla.

Nga ana tjetër, siç e kam lajmëruar në vigjilje të vitit shkollor ku së bashku me ministrat e Arsimit dhe të Rendit kemi adresuar temën e sigurisë në shkollë, jemi duke punuar intensivisht për projektin e ngritjes së një sistemi të ri dixhital të kontrollit të shkollave dhe të çdo klase në kuadër të sistemit të ri kombëtar të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve kombëtare dhe rrugëve të qyteteve tona”, tha Rama.

Kryeministri bëri të ditur se po punohet prej më shumë se një viti me këtë projekt me qeverinë e Emirateve të Bashkuara, ku ky sistem është realizuar me një sukses të jashtëzakonshëm në aspektin e rritjes së sigurisë në përgjithësi dhe me rezultate absolutisht mbresëlënëse në rritjen e sigurisë dhe të uljes së bullizmit nëpër shkolla.

Kemi dakordësuar edhe volumin e investimit me mbështetjen e fondit të Abu Dabit dhe së shpejti do ta prezantojmë publikisht projektin dhe do të nisim punën për zbatimin e tij”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se synohet të përmbyllet plotësisht ky projekt hap pas hapi në harkun e 20 muajve.

Ndërkohë, Rama tha se “hap pas hapi shkollat do të pajisen me këtë sistem”

TË FUNDIT