Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në Facebook pamje të rrugës së re Ersekë–Leskovik, duke e cilësuar si një investim të rëndësishëm për lidhjen dhe zhvillimin e zonës.
“Rruga e re Ersekë – Leskovik, jo vetëm një investim që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës…”, shkruan Rama krahas videos që tregon peizazhet malore dhe infrastrukturën e përfunduar, shkruan AutoPortali.
Segmenti i ri pritet të lehtësojë qarkullimin në juglindje të vendit, duke ndikuar pozitivisht në turizëm dhe ekonominë lokale. Kryeministri nuk dha detaje shtesë për kostot apo afatet e përfundimit të projektit, por postimi vjen si pjesë e promovimit të investimeve në infrastrukturë gjatë sezonit veror.
Pamjet janë pritur me komente të ndryshme nga qytetarët, ku një pjesë e tyre e vlerësojnë projektin, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë transparencë dhe përqendrim edhe në zona të tjera të vendit që vuajnë mungesën e infrastrukturës bazë. /AutoPortali



